Integrimi- NATO dhe FIFA
Veshtire te gjendet lehte ndonje lidhje e drejtperdrejte midis procesit te anetaresimit ne NATO dhe pezullimit nga FIFA.
Anetaresimi ne nje aleance jo thjeshte dhe vetem ushtarake shoqerohet me dy momente shume te rendesishme: se pari, plotesimi dhe respektimi i standarteve te larta ne fushen e demokracise, ekonomise dhe sigurise dhe se dyti, me dorezimin e nje pjese te sovranitetit te vendit tend.
Edhe anetaresimi ne FIFA perfaqeson nje proces integrimi te nisur qe ne vitin 1904, (sot ka rreth 208 anetare), qe synon ta bej futbollin simbolin e shpreses dhe integrimit drejt nje te ardhme me te mire.
Jo cdo vend i FIFA-s mund te jete vend anetar i NATO-s apo BE-se, kjo eshte e qarte ne dallimin e kritereve dhe standarteve qe keto organizma aplikojne.
Por qe nje vend qe aspiron te anetaresohet ne NATO dhe BE, ne prag te fteses zyrtare te anetaresimit, te pezullohet qofte edhe perkohesisht nga aktivitetet nderkombetare te FIFA-s dhe UEFA-s, kjo eshte e papranueshme.
Megjithese jane organizata nderkombetare sportive, ato kane ne thelb nje parim qe aplikohet per cdo organizate nderkombetare, pavaresisht nga fokusi i tyre dhe nga numri i anetareve.
Eshte pikerisht parimi i dorezimit te nje pjese te autoritetit te vendimmarrjes dhe kontrollit nga niveli kombetare ne institucionet e organizmave nderkombetare ku aderon.
Organizatat nderkombetare mund te jene te ndryshme, por filozofia e njejte te detyron t`i respektosh ne menyre te barabarte. Ne rast te kundert, kuptohet lehte qe kemi te bejme me mentalitete integruese te mangeta, te deformuara ose aq me keq hakmarrese.
Edhe ne kushtetuten e vendit eshte qartesuar pozicioni prioritar qe ka legjislacioni nderkombetar ne raport me ate kombetar. Ne kete aspekt detyrimet qe vijne nga parimet e statutit te FIFA-s per vendet anetare jane edhe ligjerisht te detyrueshme.
Qartesisht nuk kemi te bejme me mosnjohje te detyrimeve qe rrjedhin automatikisht nga anetaresimi ne FIFA dhe UEFA,rikonstatohet mentaliteti i vjeter politik qe na mbisundon.
Mosrespektimi i parimeve dhe kritereve te organizatave nderkombetare ne fushen e sportit, kultures, artit, vertet nuk mund te sjell pasoja te renda te drejtperdrejta mbi nje qeveri, por ato jane simptoma te qarta te llojit dhe permasave te semundjeve qe cenojne demokracine e cdo vendi.
Ne vitin 1993 Shqiperia u penalizua per nderhyrje te politikes ne sport. Ne vitin 2008 penalizohemi serish per nderhyrje te politikes ne sport. Ne rrezikohemi nga e njejta semundje politike , nga pushteti abuziv.
Qeverise i kerkohet nje mentalitet i ri dhe pergjegjesise reale per integrimin e vendit. Misioni historik i sportit eshte shume inspirues - shprese dhe integrim per nje bote me te mire.
Shume mure te mbyllura midis vendeve per qendrime kategorike politike kane rezultuar te deportueshme fillimisht nga sporti, arti shkenca dhe kultura.
Mosreagimi ndaj pezullimit te vendit nga aktivitetet e FIFA-s dhe UEFA-s eshte investimi i keq, jo vetem per sportin.
Ne mentalitetin modern sporti, kultura, arti jane perdorur per te promovuar vendin,per ta lehtesuar bashkpunimin dhe pershpejtuar integrimin e tij.
Vecanerisht vendi yne e ka te detyrueshme te rris aktivitetet nderkombetare sportive, kulturore, shkencore edhe per t`i integruar me mire te gjitha potencialet tona.