E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, LSI përshëndet rezolutën e PE

Lëvizja Socialiste për Integrim ka përshëndetur miratimin e rezolutës për integrimin europian të Shqipërisë.

Në një konferencë për shtyp, përfaqësuesi i LSI, Luan Rama ka deklaruar se tani, të gjithë zyrtarët shqiptarë duhet të bashkëpunojnë për të arritur brenda vitit liberalizimin e vizave me vendet e BE.

“është e rëndësishme që në fund të vitit, bashkë me 20 vjetorin e pluralizmit, zyrtarët shqiptarë, të gjithë ata që kanë aspiruar Shqipërinë evropiane, të testojnë rrëzimin e murit të vizave që ka qenë një pengesë shumë e madhe”, ka deklaruar Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›