“Integrimi, Shqipëria me hapa të shpejtë”/ Frrok Çupi: Autoritet i një vendi anëtar, më pranë BE

Analisti Frrok Çupi thotë se Shqipëria po ecën me hapa të shpejtë në anëtarësimin drejt Bashkimin Europian.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se vendi ynë, edhe pse ka çelur negociatat, ka autoritetin e një vendi anëtar të unionit.
“Po bëhen hapa shumë të shpejtë. Po të bësh krahasime, edhe me thellë, me vende si Bullgaria dhe Rumania, nuk po zëmë në gojë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria po kapërcen të gjitha afatet që kanë pasur edhe këto vende të Bashkimit Europian. Shqipëria po kthehet në një lloj garancie, ka kartën e vendit që jo thjesht, kandidat në Bashkimin Europian, por ka autoritetin e vendit anëtar. Qëllimi është Bashkimi Europian, integrimi, afrimi me familjen europiane”, theksoi ai./abcnews.al