Integrimi europian, Manja: Miratuam Udhërrëfyesin për Funksionimin e Institucioneve Demokratike

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka folur për mediat në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Ai ka njoftuar miratimin e Udhërrëfyesit për Funksionimin e Institucioneve Demokratike.
Manja tha gjithashtu se do të krijohet ndërinstitucional me 43 institucione, në thelb të të cilit do të jetë transparenca, llogaridhënia dhe eficenca e këtyre institucioneve.
“Sot miratuam pozicionin negociues të Shqipërisë dhe presim shumë shpejt të ulemi në tryezën e dytë ndërqeveritare. U miratua erdhe udhërrëfyesi për funksionimin e institucioneve demokratike, ku Ministria e Drejtësisë ka qenë lideri në këtë proces. Thelbi i këtij dokumenti ka të bëjë me fuqizimin e institucioneve demokratike ku në thelb do të jetë transparenca. Pozicioni negxciues do të udhëhiqet nga udhërrëfyesi i shtetit të së drejtës dhe udhërrëfyesi për funksionimin e institucioneve demokratike”, tha Manja.
“128 masa. Nuk janë angazhime por detyra shtëpie që kemi marrë përsipër t’i kryejmë deri në 2030. Masa të karakterit ligjor administrativ dhe performanca. Udhërrëfyesi i është nënshtruar një konsultimi të gjerë edhe me shoqërinë civile. Shqipëria sot në një pozicion solid në raport me anëtarësimin në BE”, u shpreh ai. /vizionplus.tv