E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi i të rinjve jashtë sistemit të kujdesit, Rama prezanton planin për mbështetjen e tyre pas moshës 18 vjeç

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria po punon për krijimin e një kuadri mbështetës të dedikuar për të rinjtë që dalin nga sistemi i përkujdesjes sociale. Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, kreu i ekzekutivit theksoi rëndësinë e shoqërimit të kësaj kategorie edhe pas arritjes së moshës madhore, me qëllim lehtësimin e tranzicionit drejt autonomisë personale dhe financiare.

Sipas deklaratës, masat e reja do të fokusohen në orientimin e tyre drejt arsimit profesional dhe aftësimit praktik, si kërkesë thelbësore për përfshirjen e tyre në mënyrë të qëndrueshme në tregun e punës.

“Po punojmë që të rinjtë që dalin nga sistemi i përkujdesjes sociale të kenë një rrugë konkrete drejt jetës së pavarur, duke i shoqëruar edhe pas moshës 18 vjeç me orientim dhe formim profesional, aftësim për punë dhe mundësi për t’u integruar në tregun e punës,” shkruan Kryeministri Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›