Integrimi, tryeza ne Lushnje
Komisioni parlamentar i Integrimit dhe OSBE, organizojne ne Lushnje Forumin e Integrimit Evropian. Qellimi i ketij organizimi, sipas kryetarit te Komisionit parlamentar te Integrimit, si edhe drejtuesit te ketij forumi, eshte qe ceshtjet dhe problemet e integrimit evropian, te debatohen ne nivele vendore. Ky forum organizohet nga Komisioni Parlamentar i Integrimit ne bashkepunim me OSBE dhe Levizjen Evropiane. Ne kete forum ishin te pranishem edhe deputete te rrethit te Lushnjes e te Fierit, kryetari i Bashkise se Lushnjes, Albert Sanxhaku, si dhe autoritete te tjera drejtuese te pushtetit vendor te ketij rrethi.