E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intelektualet kunder rishkrimit te historise nen ndikimin politik

Firmosja e peticionit të një grupi intelektualësh kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen turke në tekstet e historisë drejtuar qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës në syrin e historianëve shikohet në forma të ndryshme.
Osmanologu Ferid Duka shprehet se historia nuk shkruhet me peticione.
Shikimi i periudhës së Perandorise Osmane nën ndikimin e turqve për Paskal Milon është një atentat ndaj historisë.
Drejtori i Institutit të historisë Beqir Met është i mendimit që gjuha që përdoret në tekste duhet të jetë e ftohtë.
Të tre historianët në një pikë janë dakord, që historia nuk shkruhet nën ndikimin e asnjë politike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›