Inteligjenca artificiale dhe poezia – Të rinjtë, takim për avantazhet dhe disavantazhet e saj

“Inteligjenca artificiale dhe poezia” ishte tema e një takimi që ligjeruesi Bes Camaj zhvilloi me të rinjtë në bibliotekën “Marin Barleti”.
“Të njihen pak që Inteligjenca Artificiale është një fushë në shkencën kompjuterike e cila krijon sisteme që arrijnë të mendojnë dhe të marrin vendime sikurse njerëzit. Një aplikacion është dhe ChatGPT i cili e përdor Inteligjencën Artificiale për të gjeneruar një tekst që varet shumë nga pyetjet që i bën”, tha Bes Camaj.
Camaj tregon avantazhet dhe disavantazhet e inteligjencës artificiale.
“Sikurse me zbulimin e bombës atomike e cila u zbuluar per mire por me tej eshte përdorur keq edhe inteligjenca Artificiale po te keq perdoret do te kete rezultate fatale”, tha Camaj.
Të rinjtë duhet të kenë parasysh se inteligjenca artificial duhet të përdoret e jo të keqpërdoret.
“Gjysma e dickaje nuk do te thotë kurrë qe eshte gjysma e një diçkaje tjetër, per sa i përket poezisë mund te them qe pranvera e poezisë po mbulohet me vjeshtën e Inteligjences Artificiale”, tha Camaj.
Besnik Çamaj është nga Peja ndërkohë që prej vitesh jeton e punon në Zvicërr ku ka kontribuar në themelimin e shkollës Shqipe atje.
Gazetar: M. Mirashi
/RTSH/