E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Intensifikim i bashkëpunimit mes KLGJ dhe OSBE

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e ri të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Michael Tarran.

Kryetari i KLGJ-së, Rusi shprehu vlerësimin e tij rreth mbështetjes së vazhdueshme të ofruar nga prezenca e OSBE-së ndaj Këshillit, kryesisht e fokusuar në drejtim të kapaciteteve dhe përmirësimit të transparencës, eficiencës dhe rritjes së cilësisë.

Ambasadori Tarran vlerësoi përpjekjet dhe arritjet e dëshmuara nga Këshilli për një gjyqësor efikas dhe transparent në funksion të kthimit të besimit të publikut te sistemi gjyqësor.

Në përfundim të takimit, u ra dakord për një intensifikim të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy palëve.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›