Intensifikohet tregtia me Malin e Zi
Kur kriza ekonomike po i afrohet Ballkanit perfaqesuesit e biznesit te rajonit intensifikojne komunikimin per gjetjen e menyrave te shpetimit. Te liberalizohet tregu me Malin e Zi, te intensifikohen marredheniet tregtare dhe te punohet ne permiresimin e infrastruktures rrugore ne menyre qe keto shkembime te shtohen qw tregu rajonal te jete terheqws dhe konkurrues. Keto ishin disa nga ceshtjet e trajtuara ne takimin qe kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise, Gjoke Uldedaj pati me Kryetarin e Dhomes se Malit te Zi, Vladimir Mijuskovic. Ne kete situate, ka thene Uldedaj, ne duhet te gjejme zgjidhjet me te mira per te mbeshtetur njeri-tjetrin dhe ekonomite e brishta te vendeve tona.