E Hënë, 2 Nëntor 2026

Inter, Bastoni: Të zhgënjyer me veten, do të duhet kohë për ta kuptuar këtë humbje

Disa ditë nuk janë të mjaftueshme për të fshirë plotësisht zhgënjimin e një finaleje të Ligës së Kampionëve të humbur keq, por Alessandro Bastoni, një nga simbolet e Interit, i duhej shumë për të gjetur fjalët për të komentuar mbrëmjen më të zezë për ekipin zikaltër, të mposhtur 0-5 nga PSG në Mynih: “Jemi të zhgënjyer, para së gjithash nga vetja jonë”, postoi ai në rrjetet sociale.

“Është e vështirë, ky nuk është fundi që imagjinuam. Një humbje që është e vështirë për t’u pranuar, që lë shumë hidhërim dhe që do të duhet shumë kohë për ta kuptuar. Jemi të zhgënjyer, para së gjithash nga vetja jonë. Sepse e dimë sa e rëndësishme është kjo arritje për ekipin tonë, për klubin dhe për të gjithë tifozët që na kanë shoqëruar me pasion në çdo moment. Tani më shumë se kurrë, e dimë sa thelbësore është t’ju ndiejmë në krahun tonë. Do të vazhdojmë të luftojmë dhe të shkruajmë faqe të reja në historinë tonë. Forca Inter”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›