E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, Benitez firmos të martën

www.albania-sport.com - Favoriti numër 1 për të pasuar José Mourinho në bankinën e Inter, Rafael Benitez mund të firmosë të martën kontratën me kampionin në fuqi të Europës.

Lajmin e dha “La Gazzetta Sportiva”.

Massimo Moratti, presidenti i Inter, duket se ka zgjedhur: ai dëshiron ish-trajnerin e Liverpool, një teknik me tituj të mëdhenj në karrierën e tij.

Moratti për “Corriere dello Sport”: “Ai ka shumë talent. Do të vendosim në ditët e ardhshme”.

Benitez është aktualisht me pushime në Sardenjë.

50 vjeç, Benitez ka fituar Kupën UEFA (2004, kundër Marseille), Champions League (2005, kundër Milan) dhe Superkupën e Europës (2005, kundër CSKA Moskë).

Moratti, i cili nuk e përtypi dot mënyrën se si iku José Mourinho përfitoi nga rasti ta thumbonte ish-trajnerin e tij.

“Unë di që Benitez ka një bilanc të mirë përballë Mourinho. Besoj se e ka mundur pesë herë. Kjo do të thotë se ai kërkon, punon mirë, dhe për më tepër nuk gënjehet aspak në ndeshjet e mëdha”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 06 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›