Inter-Juventus barazim i merzitshem ne San Siro
TIRANE-Interi dhe Juventusi e kane mbyllur ne barazim pa gola perballjen midis tyre te zhvilluar mbreme ne San Siro. Zikalterit e drejtuar tashme nga Rafa Benitez nuk kane arritur te dominojne dot ndaj nje ekipi te mirevendosur ne fushe nga Del Neri dhe qe ka kundersulmuar mjaft rrezikshem. Takimi i mbremshem ka qene nje X i merzitshem mes dy prej ekipeve me te urryera te Italise. Interi duket i ngopur pas sukseseve te nje viti me pare pasi ndaj Juves nuk tregoi asnjehere agresivitetin e sezonit te shkuar. Te gjitha aksionet e kampioneve te Italise mbajne firmen e Samuel Eto pa me te voglin dyshim me i miri ne fushe nderkohe qe pjesa tjeter eshte duke inekzistente. Sidomos Milito ka dhuruar nje tjeter paraqitje mediokre duke humbur edhe ato pak raste te mira te krijuara nga Shnajder apo Eto.
Pjesa e pare
Derbi i Italise nisi me nje Inter me kerkues por Zonja e Vjeter nuk ka lejuar shume hapesira. Ne minutat e para disa kombinime te bukura mes Shnajder dhe Eto kane sjelle disa momente paniku ne mbrojtjen bardhezi por vetem kaq. Per zikalterit eshte demtuar Biabiani i cili ka lene fushen e lojes per tu zevendesuar nga Milito qe ishte preferuar ne stol nga Benitez. Per cudi rastet me te mira ne kete fraksion te pare i ka Juventusi. Ne fillim eshte nje goditje e Milos Krasic ne pozicion te priret qe perfundon jashte ndersa me pas Iakuinta shenon por eshte ne pozicion jashte loje. Minutat shtese te kesaj pjese sjellin dy momente rreziku ne porten e Juventusit por pa rezultat.
Pjesa e dyte
Interi zbriti ne fushe me nje zevendesim ne pjesen e dyte duke larguar Kordoben dhe duke futur ne fushe Santon. Qellimi i Benitez eshte te bllokoje perfundimisht inkursionet e Krasic nga e djathta. Gjithsesi ky fraksion nis me i mire per zikalterit qe jane shume te rrezikshem me Samuel Eto. Por rastin me te mire e ka Milito pas nje topi te ngritur pikerisht nga Eto por qe dergohet jashte. Me pas Maikon ka te gjitha mundesite pas nje goditje denimi te Shnajder por gjuajtja e brazilianit me koke pritet nga Storari. Shnajder ne nje moment ka tentuar edhe vete me goditje denimi por topi perfundoi ngjitur me shtyllen. Ne minutat e fundit eshte serish Milito qe mund te shenoje por nga nje pozicion i priret ai e dergon topin shume lart. Nje shans i mire edhe per Kualjarelen por ky i fundit vetem per vetem me Zhulio Sezar nuk ka ditur te realizoje. Ndeshja u mbyll keshtu me dy skuadrat qe ndajne nga nje pike.
d.b/BalkanWeb