Inter Mazzarri viziton Pinetina-n

Ka qenë kontakti i parë i realitetit interist për Ëalter Mazzarri-n.
Tekniku i ri i zikaltërve ka darkuar në Milano, së bashku me presidentin Massimo Moratti, përpara se të vizitonte për disa orë “Pinetina”-n, qendrën stërvitore të klubit. Mazzarri ishte i shoqëruar nga drejtori teknik, Marco Branca, nga drejtori sportiv, Piero Ausilio, dhe nga menaxheri i ekipit, Ivan Cordoba, veç komponentëve të tjerë të stafit të tij. Prezantimi zyrtar do të bëhet të enjten e ardhshme, më 6 qershor. Bëhet fjalë për një vizitë sekrete, e cila në fakt i ka dhënë dritën jeshile aventurës së re interiste të Mazzarri-t. Hapi i parë ky, përpara grumbullimit të ekipit, që pritet të bëhet më 8 korrik, përpara se të shkojnë në kampin stërvitor të Pinzolo-s, nga 10-23 korrik. / Top Channel