E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter-Palermo finalja e Kupes se Italise

Palermo-Inter do të jetë finalja e Kupës së Italisë.

Pas kualifikimit ditën e martë të Palermos që mundi 2-1 Milanin, edhe zikaltërit kalojnë në finale falë barazimit 1-1 me Romën në San Siro.

Eto shënoi i pari për vendasit në minutën e 58 të takimit, por në minutën e 84 verdhekuqtë barazuan dhe rrezikuan disa herë në pak minutat e mbetura për të shënuar edhe golin e dytë.

Pas këtij barazimi, vendimtar rezultoi goli i shënuar nga Stankovic në Olimpiko në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›