Inter kthehet si kampion/ Skuadra ziklatër mundi me lehtësi 3-0 Parmën në “San Siro”

Pushimi nuk e ka zbehur aspak forcën e Inter dhe statusin e tij si favoritin kryesor në këtë sezon të Serie A. Zikaltërit u kthyen në fushë për kampionatin italian dhe menjëherë shpërblyen pritshmëritë me fitoren e pastër 3-0 kundër Parmës.
Gjithçka e lehtë të zotët e shtëpisë, që në “San Siro” e vranë garën që në pjesën e parë. Vetëm 13 minuta lojë dhe të besuarit e Kristian Kivu gjetën epërsinë me Suçiç.
Goli i mesfushorit kroat e bëri në zbritje sfidën e Inter, që përpara pushimit do të shënonte edhe dy herë të tjera. Në minutën e 18-të, Çalhanoglu dyfishoi shifrat, duke goditur saktë nga pika e penalltisë.
Në të 31-ën, ishte radha e Marcus Thuram. Sulmuesi francez shënoi golin e tretë që vulosi fatin e ndeshjes, ndërsa me këtë fitore, zikaltërit ngjiten në kuotën e 16 pikëve në krye të renditjes, pas gjashtë ndeshjeve të para të sezonit.
Me fitore është kthyer në kampionat edhe Napoli. Me të njëjtat shifra, 3-0 dhe me të njëjtën lehtësi si Inter, skuadra e drejtuar nga Allegri kaloi Frosinonen. Njeriu i ndeshjes ishte De Bryune, au tor I dy golave.
Belgu zhbllokoi ndeshjen, në të 29-ën, vetëm dy minuta pasi Hojlund kishte gabuar nga pika e penalltisë. Në minutën e 32-të, Lang dyfishoi diferencën për vendasit, duke vendosur edhe pjesën e parë. Në minutën e katërt shtesë, De Bruyne shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Napolin, që kthehet te fitorja dhe në ndjekje të kryesuesëve në Serinë A.