E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter merkato ne Ukraine

Inter hedh sytë nga Ukraina për të bërë blerjet e radhës në merkaton e transferimeve. Në qendër të vëmendjes së klubit zikaltër së fundmi janë vënë brazilianët Shaktjorit Uillian dhe Fernandinjo, loja e të cilëve në ndeshjen me  Celsin u ndoq nga afër nga Drejtori Sportiv i Interit, Auzilio.

Sipas asaj që publikohet tek e përditshmja italiane 'Corriere Dello Sport', për momentin Interi vetëm po i monitoron dy futbollistët e Shaktjorit, por shumë shpejt pritet që milanezët të bëjnë lëvizje konkrete. Madje presidenti i Interit Massimo Morati do të kërkojë që të shfrytëzojë edhe miqësinë që e lidh me trajnerin e Shaktjorirt Mircea Lucesku për të arritur tek dy brazilianët.

Por Interi nuk është i vetmi klub që është vënë në ndjekje të Uillian dhe Fernandinjos. Brazilianët kërkohen prej kohësh edhe nga 2 klubet angleze Mancester Siti dhe Totenhem dhe kjo bën që zikaltrit të mendojnë edhe për alternativa të tjera, sidomos për Uillian.

Ky i fundit ka në kontratën e tij me Shaktjorin një klauzolë për zgjidhjen e saj prej 35 milionë Euro dhe nëse nuk ulet kjo vlerë, atëherë Interi do të kthejë vëmendjen te futbollisti i Partizanit të Beogradit, Markovic.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›