E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter pas Pazzini-it mberrin Kharja

Interi përfundoi blerjen e tretë të kësaj merkatoje të janarit, duke siguruar prej Genoas shërbimet e mesfushorit Houssine Kharja.

Më parë në skuadër kishte mbërritur mbrojtësi Ranocchia dhe sulmuesi Pazzini. Marokeni u sigurua me formulën e huazimit me të drejtë blerje në fundin e sezonit.

Ndërkohë, Kharja ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me shokët e rinj të skuadrës, falë lejes të dhënë nga Genoa për t’u vënën në urdhërat e Leonardo-s, edhe pse ka ende disa proçedura burokratike.   

Ai do të mbajë fanellën me numrin 14.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›