E Hënë, 2 Nëntor 2026

Interes për kurset profesionale në Vlorë, 472 persona po trajnohen në fusha të ndryshme

Kërkesat për fuqi punëtore nga bizneset dhe orientimi i qytetit të Vlorës drejt zhvillimit të turizmit kanë ndikuar që shërbimi profesional të zgjerojë gamën e kurseve dhe t’i përshtatë ato sipas kërkesave të tregut.

Drejtori i qendrës, Ergys Alushi, shprehet se aktualisht janë hapur 15 kurse formimi profesional.

“Që në moshën 16 vjeç deri në 55-60 vjeç. Janë profesione që kërkohen në treg. kanë një peshë të madhe. Po u japim përparësi kurseve profesionale që të jenë të certifikuar për sezonin turistik. Interesi është në rritje”, tha Alushi.

Instruktori Piro Myrtaj, që drejton kursin e hidraulikut, vëren se shumë të rinj kanë dëshirë të mësojnë dhe të punojnë në këtë profesion të kërkuar.

“Kemi gjithmonë e më shumë interesa të djem të rinj. Përgjithësisht atyre që kanë mbaruar gjimnazin dhe kërkojnë të marrin një zanat. ne i fillojmë gjërat që nga e para. Njuw kurs zgjat 90 ditë pune ose 360 orë mësimi. Unë në vit kaloj 4 kurse me nga 13 veta”, u shpreh Myrtaj.

Në Qendrën e Formimit Profesional aktualisht janë  472 persona të të gjitha moshave që trajnohen në fusha të ndryshme. /vizionplus.tv

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›