E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interesim i madh për Zidanin

Ylli egjiptian, Mohamed Zidan, ka zgjuar interesim nga gjigantët e futbollit evropian, përfshirë Manchester United, Arsenal dhe Barcelona, ka bërë të ditur babai i tij, Abdullah.

Sulmuesi i Borussia Dortmundit krijoi gola të shumtë, ndërsa realizoi një në triumfin e Egjiptit në Kupën e Afrikës. Babai i tij, Abdullah, ka njoftuar se tre klube të mëdha kanë filluar kontaktet rreth transferimit gjatë verës.

“Arsenal, Manchester United dhe Barcelona kanë biseduar me menaxherin e Mohamedit”, tha Abdullah, për televizionin egjiptian Dream TV.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›