E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi, Baloteli dhe Mansini në dyshim me Leçen

Milano - Interi i është rikthyer përgatitjeve për ndeshjen e radhës që do ta luajë të shtunën në transfertë me Leçen. Tekniku Murinjo ka vazhduar te kryejë me futbollistët ushtrimet e tij të zakonshme. Në këto ushtrime Baloteli dhe Mansini kanë qenë në rolin e futbollistëve të jashtëm, gjë që vë në dyshim edhe prezencën e tyre në këtë ndeshje.

Me grupin janë rikthyer pas shumë ditësh edhe futbollistët: Dejan Stankoviç, Françesko Bolzoni, Kristian Kivu, Marko Materaci, Valter Samuel dhe Patrik Vieira. Hulio Kruz ka zhvilluar stërvitje të veçuar nga shoket.

Skuadra e Interit udhëheq kampionatin italian me 50 pikë, 6 më shumë se Milani i vendit të dytë. Pas kësaj jave këto dy skuadra do të luajnë midis tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›