Interi do të vëzhgojë nga afër Anxhelo Palombon
Xhenova - Objektivi i Interit në përballjen e kësaj mbrëmjeje kundër Sampdorias do të jetë, përveç fitores, edhe vëzhgimi i Anxhelo Palombos. Kapiteni i xhenovezëve preferohet shumë nga trajneri i Interit, Hoze Murinjo.
Portugezi ka shprehur hapur dëshirën e tij tek drejtuesit e kampionëve për të patur në skuadrën e sezonit të ardhshëm futbollistin e Sampdorias. Në pistën Palombo, skuadra e Moratit është në duel me kundërshtarët e përjetshëm, Milanin.