Interi e mbyll me turp humbje 3-0 me Verderin
TIRANE-Interi e ka mbyllur me turp aventuren ne grupe te Champions League duke u mundur 3-0 nga Verder Bremen ne Gjermani. Skuadra e drejtuar nga Rafa Benitez vinte ne Vesserstadion me statusin e kampiones se Evropes por ne fushe ka qene inekzistente ne harkun e 90 minutave. Takimi i mbremshem nisi me dy skuadra te kujdesshme sidomos Interi qe kishte ndryshime te medha ne formacionin baze. Por pas 20 minutash Verderi nisi te luante me stilin e zakonshem sulmues duke vene shpesh ne veshtiresi mbrojtjen zikalter. Pas shume rastesh skuadra e Tomas Shaf kalon ne avantazh ne minuten e 39-te pas nje goditje kendi te ekzekutuar nga Torsten Frings. Prodell godet bukur me koke dhe mposht Orlandonin. Nje avantazh i merituar per gjermanet qe deri ne ato momente kane luajtur shume me mire se kampionet e Evropes. Pjesa e dyte nis serish ne ritmin e Verder Bremen. Kalojne vetem kater minuta dhe ish-futbollisti i Interit Marko Arnautovic dyfishon shifrat. Nje top nga e majta per Almeiden i shkon austriakut qe depoziton ne rrjete fluturimthi. Praktikisht ndeshja u mbyll ketu. Por minuta e 72-te sjell nje rast flagrant per Verderin me Hunt qe doli i vetem me Orlandonin dhe shtylla e goditur nga i njejti lojtar 10 minuta para fundit treguan qarte per dominimin e gjermaneve. Nderkohe minuta e 88-te solli edhe kapitullimin e Interit pas golit te realizuar nga Klaudio Pizarro. Nderkohe ne takimin tjeter te ketij grupi Tvente dhe Totenhem dhuruan nje 90 minutesh spektakolar duke e mbyllur perballjen mes tyre ne barazim 3-3. Anglezet kaluan te paret ne avantazh me nje gafe te jashtezakonshme te portierit holandez Visgerhof por vendasit barazuan. Edhe ne dy raste te tjera ekipi i Redknap e pa veten ne avantazh por serish u barazua.
Shalke e para
Ne grupin B Shalke 04 ruajti vendin e pare duke mposhtur 2-1 ne transferte Benfiken. Ne Da Luz kane qene portugezet ata qe kane bere lojen por skuadra e Feliks Magat ka shfrytezuar me se miri rastet e krijuara. Hurado shenoi ne minuten e 20-te per Shalken ndersa 10 minuta para fundit dyfishoi Hauedes. Takimi u mbyll me nje gol te brazilianit Luizao por qe i vlejti vetem atij. Benfika do te luaje ne Europa League sezonin e ardhshem por ka shpetuar vetem fale nje goli te lojtarit te Lionit Lakazet dy minuta para fundit perballe Hapoel Tel Aviv. Izraelitet kane kryesuar ne Gerland por francezet ne fund moren nje barazim 2-2.
Kalon Kopenhagen
Ne turin tjeter ka kaluar edhe FC Kopenhagen qe mposhti 3-1 Panathinaikosin ne fushen e saj. Skuadra daneze ka marre 10 pike ne grup duke zene vendin e dyte pas Barcelones nderkohe qe greket e mbyllin grupin D ne vend te fundit. Nderkaq asnje surprize ne Kamp Nou ku Barcelona e Pep Guardioles ka arritur te fitoje edhe me rezervat perballe Rubin Kazan. Per katalanasit eshte fitorja e pare ndaj skuadres se Kurban Berdijev ne 4 perballjet e dy viteve te fundit.
d.b/GSH/BalkanWeb