E Diel, 1 Nëntor 2026

Interi e mposht City-n në miqësore pas gjuajtjeve të penalltive

Ndeshja miqësore midis Manchester Cityt dhe Interit në Hong Kong përfundoi 1-1(koha e rregullt), ndërsa lotaria e penalltive u buzëqesh zikaltërve të cilët fituan me rezultatin 3-1.  

City zhbllokoi sfidën në minutën e 14-të me anë të Muamba. Ndërkohë, Interi arriti të vendosë barazpeshën me anë të Pavard në minutën e 20-të.

Në pjesën e dytë, City dominoi pothuajse plotësisht. I riu Mcaidoo dhe Semenyo luajtën mirë për skuadrën angleze. Bisseck spikati për Interin, i saktë dhe vigjilent.

Interi më pas fitoi 3-1 me penallti, ndërsa skuadra angleze gjuajti dobët nga pika e bardhë, duke humbur tre nga katër gjuajtjet e tyre. I riu Lavelli shënoi golin vendimtar, ndërsa Provedel ishte i shkëlqyer.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›