Interi gjen fitoren, përmbys Urawa-n

Interi mundi Urawa Red Diamonds 2-1 në javën e dytë të Grupit E në Kupën e Botës për Klube, duke i dhënë trajnerit Cristian Chivu fitoren e tij të parë në stol. Në Seattle, zikaltërit duhej të prisnin deri në kohën shtesë për të rrëmbyer tri pikët në fund të një ndeshjeje që e dominuan nga fillimi deri në fund për sa i përket posedimit të topit, por pa ndonjë mundësi të shkëlqyer për të shënuar.
Uraëa mori epërsinë në minutën e 11-të me golin e shënuar nga Watanabe. Barazoi rezultatin Lautaro Martinez në minutën e 78-të, ndërsa vetë kapiteni i zikaltërve goditi traversën në pjesën e parë. Goli i fitores, megjithatë, erdhi në minutën e 92-të dhe u shënua nga Valentin Carboni.
Në fushën e lojës nga minuta e parë ishte i pranishëm dhe mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani i cili u zëvendësua në minutën e 72-të pikërisht nga Valentin Carboni.