Interi heq dore nga Maniken
Interi nuk do te ndermarre asnje veprim ne merkato perpara javes se ardhshme, por ka mundesi qe edhe ne kete seksion te merkatos te mos kryeje asnje blerje. Eshte ky qendrimi i vendosur qe do te mbahet pas takimit mes Roberto Mancinit, Marko Brankes dhe Lele Orialit. Drejtuesit zikalter po presin te mesojne me pare, nese dy koloset e mesfushes jane sheruar plotesisht, pas demtimeve perkatese. Nese do te jete keshtu, do te konfirmohet prirja qe ne tri merkatot e fundit te janarit i ka pare zikaltrit si spektatore, per sa u takon blerjeve. Ne kete kuader, duhet pare frenimi per Nuno Maniken. Edhe pse ne Spanje, prej disa ditesh behej e ditur se ishte arritur marreveshja me Atletiko Madridin, dhe se mesfushori 30-vjecar portugez pritej te mberrinte ne Milano, Mancini ka konfirmuar se Nuno nuk ndodhet ne krye te listes se tij. Ne nje moment kur Stankovici, Figo dhe Vieira e kane marre plotesisht veten (edhe pse francezi, sipas te gjitha gjasave, do te ruhet per ndeshjet me te rendesishme), me Himenezin ne kulmin e shkelqimit dhe me Kambiason e Zanetin qe duket se nuk njohin lodhje, Manike mund te rrezikonte ta ngrohte vendin ne stol. Ajo qe do te ishte e demshme, si per Interin, qe do te detyrohej te paguante 3,2 milione euro per huamarrjen e kanakarit te Mourinjos ashtu edhe per vete lojtarin, i cili i ka zgjedhur zikaltrit pikerisht per te luajtur, qe te mund te shkoje ne Euro 2008. Nuk eshte e njejta gje te mbash ne stol nje talent te ri, si 20-vjecari Pele, apo dike qe ka fituar me Porton, Kupen UEFA dhe Ligen e Kampioneve, si dhe ka qene finalist me Portugaline ne Euro 2004. Te merkuren, ne Madrid, pergjegjesi i merkatos se Atletikos, Garsia Pitark, ka pasur nje takim njeoresh me Havier Aguirren.