E Hënë, 2 Nëntor 2026

Interi mund Monzën me penallti/ Chivu befason të gjithë, Asllani 85’ në fushë

Interi zhvilloi sot në mbrëmje miqësoren e parafundit në program në pritje të sezonit të ri futbollistik. Zikaltrit barazuan “derbin” me Monzën në kohën e rregullt me shifrat 2-2 ndërsa trajneri rumun habiti me zgjedhjet e bëra sa i përket formacionit.

Kështu Chivu aktivizoi nga minuta e parë Kristjan Asllanin, i cili qëndroi në fushë për 85 minuta edhe pse prej javësh shoqëria i ka thënë se nuk është në planet e saj.

Sa i përket kronikës Monza kaloi e para në avantazh me Ciurria (32’) ndërsa zikaltrit përmbysën gjtiçka falë një autogoli të Birindelli (45’+1’) dhe Esposito (52’). Ndërsa në minutën e 89’ vendasit barazuan shifrat në 2-2 falë një goli të shënuar nga Azzi. Për të vendosur fituesen e këtij takimi u dëshën goditjet nga pika e bardhë ku zikaltrit u treguan të saktë duke mbyllur mbrëmjen me një fitore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›