E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interneti ne lufte me LeBron James

Interneti i ka shpallur luftë basketbollistit të Miami Heat, LeBron James, i cili aktualisht konsiderohet si sportisti më i urryer i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shkak për këtë janë bërë deklaratat e tij pas humbjes së finaleve të NBA mbi ata tifozë të cilët janë gëzuar për dështimin e tij.

“Kritikët e mi do të gdhihen ditën e nesërme njësoj si më parë, me të njëjtat probleme që kishin dhe me një jetë pa ambicje. Në të njëjtën kohë unë do të vazhdoj jetën time i lumtur së bashku me familjen. Ajo që njerëzit thonë për mua nuk më intereson”, tha James pas humbjes në ndeshjen e gjashtë të finaleve të NBA ndaj Dallas Mavericks.

Menjëherë pasi kanë dëgjuar këto komente, faqet e rrjeteve sociale si Twitter apo Facebook janë mbushur me mijëra komente kundër amerikanit.

“Ai është një mi që ka harruar të shkuarën e tij”, lexohet në një koment në Facebook.

Rrjeti NBC e konsideroi James-in si përfaqësuesin e egoizmit në botën e sportit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›