E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Interpelancë për Butrintin në Kuvend, Zhupa akuza Ministres së Kulturës: Do ndërtoni resort! Margariti: S’do ketë asnjë ndërtim

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, i ka kërkuar llogari Ministres së Kulturës, Elva Margariti, këtë të enjte në Kuvend në lidhje me projektin e Butrintit.

Sipas deputetes, Parku i Butrinitit do të ndahet në copa, ku një pjesë do të kepet për të ndërtuar resorte. Zhupa akuzoi Ministrinë e Kulturës se e dha me koncesion Parkun e Butrintit pasi, sipas saj, deri më tani administrimi nuk kishte rezultuar efektiv prej administratës së paaftë dhe të politizuar.

“Gjendem sërish para jush për të shpjeguar sqarime nga ministrja e Kulturës në lidhje me kontratën e parkut, në fakt të qytetit antik të Butrintit, pasi janë garantuar se ai qytet do të ndahet në dy copa. Disa do iu jepet për resorte, duke hequr 800ha tokë. Si ka mundësi që shteti jonë heq dorë nga mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe këto ia dorëzon një privati, si ka mundësi që Ministria e Kulturës del dhe thotë se administrimi ka dështuar për shkak të politizimit dhe paaftësisë së administratës, këto janë argumentet e Ministrisë së Kulturës dhe qeverisë. Pse nuk ndryshojnë procedurat në lidhje me administrimit duke vendosur profesionist të administratës, me arkeolog, ekspertë, nëse kriteret janë këto, atëherë institucioni i parë është vetë ministria e Kulturës sepse i plotëson 2 standardet, le të votojmë që të japim me koncesion Ministrisë le ta administrojë Fondi Shqiptaro amerikan apo ndonjë fond tjetër. Fondacioni ka 4 individë privat dhe vetëm ministren e Kulturës dhe pse aty del me emër si Elva Margariti. Cili duhet të jetë raporti që duhet të ketë administrimit si vlerë kulturore dhe si mjet biznesi“, tha Zhupa.

Nga ana tjetër, Ministrja e Elva Margariti garantoi se nuk do të ketë ndërtime resortesh në Butrint dhe se marrëveshja është në interes të parkut. Ministrja u shpreh se paratë që do të dalin nga Butrinit do të përkthen për investime dhe për mirëmbajtjen e Parkut. Margariti theksoi se Butrinti do të vijojë të jetë pronë e shtetit dhe nuk i jepet asnjë privati.

 “E keni dëgjuar disa herë dhe duhet ta ripërsëris që Butrinti do të vijojë të jetë pronë e shtetit dhe nuk i jepet asnjë privati. Do të administrohet nga një fondacion shqiptar, do të jetë bashkëpunim me fondacionin shqiptaro-amerikan për zhvillim, punët e të cilit i kemi dëgjuar tashmë që nga pazari i Gjirokastrës, i Tiranës, i Krujës etj. Ky fondacion do të monitorohet nga Ministria e Kulturës si përfaqësues i palës shtet për të kontrolluar të gjithë aktivitetin e fondacioni, ashtu siç do të auditohet në një nga big4. Marrëveshja e administrimit nuk parashikon asnjë tjetërsim apo kalim prone. Në krye të fondacionit është bordi me 5 anëtarë, 2 nga Ministria e Kulturës, 2 nga partneri strategjik dhe një arkeolog i famshëm, Richard Horges. Ne kemi ambicien që Butrintin ta kthejmë në të parin park karbon-free në Rajon. Nëse deputetët e opozitës nuk janë të qartë mbi marrëveshjen e administrimit jam gati t’i përsëris, por garantoj që çdo qindra e Butrinti kthehet në Butrint dhe kjo marrëveshje është në interes të Parkut”, u shpreh Ministrja. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›