Interpol ekstradon dy të kërkuar për vrasje

Dy persona, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje nga drejtësia shqiptare janë ekstraduar nga Zyra e Interpol Tiranës.
Interpol ekstradoi nga Frankfurti, Gjermani, shtetasin Joni Lamaj nga Tepelena, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Vlorës, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë së "arrestit me burg" për kryerjen e veprës penale të "vrasjes me paramendim". Lamaj akuzohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Jani Gjikuria, në shkurt të vitit 2005 në fshatin Dhërmi,Vlorë.
Gjithashtu u realizua ekstradimi nga Brukseli, Belgjikë, i shtetasit Shaban Kokaj nga Tropoja, i dënuar në vitin 1991 nga Gjykata e Tropojës, me 18 vjet burg, për veprën penale të "vrasjes për motive të dobëta". Ky shtetas ishte shpallur fajtor dhe dënuar nga kjo Gjykatë, për vrasjen me armë të ftohtë të shtetasit Selamet Ndreu në vitin 1990 në Tropojë.