Intervista eksluzive e Presidentit Nishani

Ndërkohë që secila prej palëve politike bën “bilancin e luftës”, sa ka fituar dhe sa ka humbur në këtë proces, në studion e “Top Story” mbërriti ditën e enjte fituesi i vetëm i një loje politike që mbërtheu vendin për thuajse dy muaj.
Bujar Nishani, njeriu që do të zëvendësojë Bamir Topin në detyrën e kreut të shtetit një muaj më pas, iu përgjigj pyetjeve të Sokol Ballës në intervistën e parë eksluzive që prej zgjedhjes në detyrën më të lartë në vend.
Sokol Balla – Zoti President i zgjedhur, kur u futët në këtë studio u përballët me shumë entuziasëm nga publiku. Pavarësisht debateve në momentin e zgjedhjes dhe paszgjedhjes suaj, tek njerëzit keni përcjellë një pritshmëri pozitive. Pas dhjetë ditësh, ç’mund të thoni për gjendjen tuaj emocionale për detyrën?
Presidenti Nishani - Askush nuk mund të pretendojë që nuk pati emocione, pas arritjes së vlerësimit më të madh që mund t’i bëhet një njeriu në jetën e tij. Ky është momenti i parë, por pastaj është momenti i përgjegjësisë. Jam surprizuar nga mbështetja që kam patur, por kjo rrit nivelin e përgjeshmërisë, sepse përtej dashamirësisë, është pritshmëria e madhe e qytetarëve dhe aktorëve të jetës publike ndaj meje.
Sokol Balla – Gjatë këtij procesi të zgjatur, kandidatët kaluan në një sitë të imët të opinionit publik, duke nisur nga pamja, e kaluara e largët dhe e afërt. Kësaj nuk i keni shpëtuar as ju dhe ka patur shumë spekulime në lidhje me historikun e sëmundjes suaj.
Presidenti Nishani – Është krejt e kuptueshme që të ketë një interes të tillë kur bëhet fjalë për Presidentin e Republikës, nga opionini, qytetarët dhe aktorët e ndryshëm të shoqërisë. Unë besoj se ka qenë një histori krejt njerëzore, që mund t’i ndodhë kujto, që unë kam pasur një difekt nga lindja të enve të gjakut, ndonëse nuk kisha pasur shqetësime më parë, por një ditë dha shenjën e saj. Fatmirësisht, një njeri i shquar në fushën e mjekësisë, në ato ditët e para më tha një fjalë të mençur, që njeriu është me fat kur sëmundja i jep shenjë. Unë pata disa shenja, që u konsultova me mjekët, kreva rezonancën manjetike dhe profesor Petrela, në mënyrë profesionale identifikoi saktësisht problemin tim. Natyrisht, për shkak të vendit shumë delikat të kësaj pjese të trupit, truri, bllokimi i vazove të enëve të gjakut sillte një potencial rreziku për të ardhmen dhe pas disa konsultash me një grup neokirurgësh, më dhanë dy alternatia, mund ta lija dhe të përballesha me një rrezik që do të shtohej me kalimin e viteve, por më rekomanduan ta hiqja sa isha i ri dhe mund të përballoja operacionin, ndonëse ndërhyrja ishte delikate. Edhe sot se kuptoj një qetësi dhe forcë e brendshme nga më lindi dhe vendosa të ndërhyja.
Sokol Balla – Megjithatë, momenti i zbulimit të sëmundjes duhet të ketë qenë traumatik për ju, ashtu siç do të kishte qenë për çdo njeri.
Presidenti Nishani - Momenti i parë i zbulimit ishte pak tronditës nga pikëpamja njerëzore, por duke qenë se diagnoza ishte një ndër diagnozat më shpesh të ndeshura në këtë organ, unë vendosa ta kryeja ndërhyrjen. Kam vendosur gjithmonë në jetën time duke parë perspektivën, ndaj vendosa ta kryej ndërhyrjen, e cila ishte krejt normale. Operacioni u krye në Finlandë, pasi atje ishte një profesor i specializuar për këto ndërhyrje dhe natyrisht pata një paralajmërim që do të kisha një paralizim dhe mpirje të pjesshme të këmbës dhe krahut të majtë, diçka që do të rikuperohet vit pas viti. Fatmirësisht, operacioni shkoi mirë dhe isha në gjendje t’i rikthehesha detyrës sime si ministër i Brendshëm brenda tre javësh.
Sokol Balla – Sa ka ndryshuar jeta juaj pas operacionit?
Presidenti Nishani - Më ka ndihmuar në dy gjëra që i kisha neglizhuar më parë. Në radhë të pare, në ushtrimin e fiskulturës dhe sportit, pasi tashmë merrem çdo ditë me not. Së dyti, më ka ndihmuar që të jem shumë më korrekt në jetën time të përditshme, për t’I dhënë më shumë rëndësi pushimit, punës dhe rehabilitimit, duke ndjekur orare strikte.
Sokol Balla – Pas operacionit, a ndryshoi diçka në punën tuaj?
Presidenti Nishani – Ishte një periudhë e ngarkuar, u riktheva në periudhën e zgjedhjeve të 2009-s. Detyra e ministrit kërkonte edhe më shumë përgjegjësi në atë moment, duke nisur nga regjistri elektronik i shtetasve, më pas procesi i nisur dhe i realizuar me sukses i kartave dhe pasaportave biometrike, që kërkonin impenjim shumë të madh. ishte një angazhim i parë i shtetit në këto drejtime dhe më pas, me zjedhjet e 2009-s, ku roli i Ministrisë u vlerësua nga të gjithë aktorët kombëtare dhe ndërkombëtarë. Më pas kalova në Ministrinë e Drejtësisë, ku mora një përvojë e rëndësishme dhe të bukur, me sfida të ndryshme, të lidhura me procesin e të drejtës së qytetarit, sfida që mund të jenë shumë të vyera në detyrën time si kreu i shtetit.
Sokol Balla – Në shtyp ka patur shumë përfolje në lidhje me pasjen e një presidenti me kufizime fizike, duke pasur parasysh edhe rolin e kreut të shtetit, që na përfaqëson të gjithëve. Megjithatë, është përfolur shumë që ditën e zgjedhjes suaj si president, ka patur komunikim me mesazhe mes Arvizus dhe liderit të mazhorancës e më pas ka pasur edhe një tjetër mesazh, që ju jepte mbështetje para se të zgjidheshit.
Presidenti Nishani - Në fakt, unë do të desha të shtoj se në aspektin e asaj që kuptohet me kufizim fizik, unë s’kam pasur asnjë të tillë në ushtrimin e detyrës. Kam një ngadalësim në lëvizje, por besoj se është e rëndësishme të thuhet që në një vend normal demokratik, është e drejta e opinionit të mësojë se cila është gjendja shëndetësore e kreut të shtetit, në mënyrë që vendimet e tij të jenë të përgjegjshme dhe të marra në një gjendje të kthjellët mendore. Për këtë arsye, rikonfirmoj se nuk kam asnjë pengesë fizike, që të kompromentojë ushtrimin e detyrës si president. Përsa i takon mesazheve, natyrisht që ato mbeten pjesë e komunikimit individual, por gjithsesi nuk besoj se ka ndonjë sekret të madh. E vërteta është që pasi zyrtarisht nga kreu i grupit parlamentar të PD, Zoti Patozi, u bë e ditur tërheqja e ish-kandidatit Artan Hoxha dhe kandidatura e maxhorancës do të isha unë, pati një fluks apo tentativa për të treguar se po vjen një njeri me probleme të rënda shëndetësore, që nuk dihet se do të mbajë postin. Nuk i kam identifikuar dhe s’kam pasur asnjë interes të zbuloj se nga vinin këto spekulime, por ato besoj se iu drejtuan deputetëve për të dekurajuar votën e tyre dhe iu adresuan edhe trupit diplomatic. Ambasadori Arvizu, si përfaqësues i një vendi aleat dhe partner me Shqipërinë, i SHBA-së, u përfshi në një bisedë të shkurtër dhe mora prej tij një mesazh tepër njerëzor që më ofronte fat të mbarë. Një “Good Luck” i zakonshëm dhe tejet njerëzor.
Sokol Balla – Zoti President, ju morët 73 vota, por a ishte e gjithë PD pas kandidtimit tuaj?
Presidenti Nishani - Jo vetëm që ka qenë mbështetje, por mua më ka bërë një përshtypje njerëzore entuziasmi kur u kalua në votën e 71. Pashë në sallë nga kolegët e mi deputetë një reagim përtej atij zyrtar dhe miqësor, por për herë të parë sot me ju, në mënyrë instiktive, ndaj se u përpoqa të shoh deputetët e opozitës dhe pashë një qëndrim njerëzor, jo entuziasëm, por një qëndrim dinjitoz i atyre që ishin në sallë.
Sokol Balla – A jeni i sigurt që entuziasmi i PD-së nuk lidhet me faktin që u shmangën zgjedhjet e parakohshme?
Presidenti Nishani - Mund të ketë hamendësime të tilla. Pavarësisht se kishte një raund, asgjë nuk përjashtohej në raste të tilla dhe ky është fakt, por besojs e ka patur një komunikim të hapur edhe kur u përgatitëm të votonim kandidaturat e tjera. Ne jemi mbledhur si grup parlamentar edhe përpara se të shkonim në seancë përpara Hoshës dhe ka qenë i njëjti komunikim i kryeministrit, për të kërkuar kompaktësi grupi, pa shantazh, e duke parashtruar krejt procedurën që do të ndiqnim. Pa dyshim, Zoti Berisha kreu një detyrë të tij të natyrshme, duke kërkuar që të mos kishte rrjedhje votash nga grupi i Partisë Demokratike.
Sokol Balla – Zgjedhja juaj u bë me një votë kundër dhe dy abstenime. Dule abstentoi publikisht. Mendoni se vota kundër mund të ketë qenë nga Zoti Oketa apo nga ndonjë anëtar tjetër brenda mazhorancës?
Presidenti Nishani - Ajo ka qenë një votë e fshehtë dhe nuk e gjykoj. Vota ishte e fshehtë dhe procesi ishte një votim i fshehtë, por ajo që dua të nënvizoj është se kur u nisa në sallën e Parlamentit, mora urime nga shumë kolegë nga të dy anët e spektrit politik.
Sokol Balla - Bode, Zaganjori, Hoxha. Kur përmendeshin si emra në debat publik, shiheshin si emra të preferuar nga palë dhe klane të ndryshme brenda PD. Bujar Nishani, këtë e dinë të gjithë, nuk rreshtohet në asnjë nga grupet e përfolura brenda partisë. Por, kjo ju identifikon si një zgjedhje direkte të kryetarit të PD-së. Pra ju nuk jeni në grupin Bode, Basha, Topalli, etj. Kjo në opinion mund të rrisë skepticizmin, duke ju identifikuar si një njeri i barazpeshuar, por besnik i qeverisë.
Presidenti Nishani - Së pari ju garantoj ju dhe opinionin publik se unë në mënyrë shumë të sinqertë, nuk shoh ndonjë grupim brenda grupit parlamentar të PD-së. Natyrisht, çdo anëtar i kryesisë, drejtuesve, ka individualitetin e tij dhe kjo është normale.
Së dyti, natyrisht që secili prej emrave që përmendët, në gjykimin tim do të kishte qenë një zgjedhje shumë e mirë për President Republike dhe do të kishte ushtruar në mënyrë të shkëlqyer detyrën. Sa i takon përzgjedhjes dhe ndikimit të kryetarit, ai është një zë i fortë në parti, është zgjedhur për të qenë kryetar, ka marrë mandatin për të qenë përfaqësues i parties dhe ushtron detyrën e tij, me një reputacion të padiskutueshëm brenda PD-së.
Sa i takon besnikërisë, po, unë kam qenë besnik i parimeve të cilat unë i kam besuar dhe i kam menduar se reflektoheshin tek Partia Demokratike, siç beson një anëtar i Partisë Socialiste tek vlerat që ajo përfaqëson.
Unë kam qenë një besnik i objektivave të qeverisë, kam qenë besnik i përpjekjeve për t’i realizuar ato objektiva normale, transpatente, etj. Jam besnik i interesave që besoja se përfaqësonte kjo qeveri në interes të vendit e qeverisë. Tashmë, gjërat ndryshojnë pasi Presidenti nuk i përket PD-së, por duhet të jetë besnik i parimeve dhe frymës së kushtetutës. Unë besoj se duke pasur një provë të besnikërisë ndaj partimeve pozitive, është një garanci që do të jem besnik i parimeve që përfaqëson Presidenti, duke mbizotëruar të gjithë angazhimet e mëparshme.
Sokol Balla - Thatë që do të jeni një President me gërmë e frymë. Ju u zgjodhët Presient pikërisht me gërmë të kushtetutës me shumicë minimale. A do të jeni ju një noter i Berishës, siç vlerëson opozita dhe një pjesë e opinionit publik? Pra, a do të jeni një president komod për Berishën, siç paralajmëroi Arvizu dy ditë para zgjedhjes apo do të jeni një burrë shteti?
Presidenti Nishani - Është një sfidë e madhe për këdo që në pozicionin e Presidentit të ofrojë pritshmërinë e opinionin publik, por edhe grupe interesi brenda shoqërisë. E vërteta është që u zgjodha sipas gërmës, por kam besuar dhe besoj fort se integriteti dhe detyra tregohet kur merr detyrën. S’mund të gjykohesh si President duke qenë ministër i Brendshëm, por në momentin kur nis të ushtrosh këtë detyrë, e rëndësishme është sa respekton kushtetutën apo interesat e vendit. Nga momenti që merr këtë detyrë je në sfidë dhe mendoj se për këdo do të ishte një sfidë, por në këtë kontekts, është një sfidë e shtuar për mua, për pritshmërinë që kam krijuar. Pa dyshim, mund të zgjidhesh nga mazhoranca dhe të bëhesh president i interesave të të gjithë vendit, siç mund të ndodhë edhe e kundërta. Sfida me kohën do të jetë prova më e mirë, por ju garantoj se zyra e Presidentit do të jetë e hapur për të gjithë shqiptarët.
Sokol Balla - Ekziston një zë, që thotë se zgjedhja juaj është një masë e përkohshme dhe në varësi të rezultatit të 2013, mund të sjellë dorëheqjen tuaj dhe rizgjedhjen e një kreu të ri nga PD. Ju si i përgjigjeni këtyre spekulimeve?
Presidenti Nishani - Ka patur shumë hamendësime në këto ditë që pas zgjedhjes sime. Unë jam zgjedhur president për një mandat 5-vjecar si e parashikon kushtetuta. Kam treguar që ndeshem me sfida dhe do të besoj që do ta realizoj me atë ndershmëri që opinioni publik pret nga Bujar Nishani deri në ditën e fundit të mandatit detyrën time. Nuk ka asnjë lloj lidhje me zgjedhjet e 2013-s, uroj të zgjedhin fitues atë maxhorancë që shqiptarët besojnë dhe vlerësojnë më shumë, por s’ka lidhje me detyrën, zgjedhjen dhe funksionimin në këtë detyrë. Do të qëndroj denjësisht deri ditën e fundit.
Sokol Balla - Kushtetuta përcakton qartë arsyet e dorëheqjes së mundshme të një presidenti dhe një prej tyre është ajo për arsye fizike. A besoni se mund të përdoret kjo klauzolë kundër jush në të ardhmen?
Presidenti Nishani - Në çdo rast që do të jem në shkelje të kushtetutës, pa dyshim që jap dorëheqjen. Megjithatë, nuk kam ndonjë pritshmëri për të besuar që unë do të mbërrij në këtë moment, natyrisht përsa i takon jetës dhe shëndetit vendos vetëm Zoti për ne, por përsa i takon integritetit tim, do ta çoj deri në fund të mandatin.
Sokol Balla – Por, nuk besoni se ndonjë palë politike mund ta përdorë këtë pikë nëse nuk do të ndihet komod me ju?
Presidenti Nishani - Mund ta përdorë, por unë s’kam asnjë kompleks dhe nuk trembem.
(VIJON)