E Diel, 1 Nëntor 2026

Intervista/Topalli: Integrimi në NATO e në BE nuk mund të lejojë klane në politikën shqiptare, aq më tepër në PD

Si po ecën reforma në drejtësi dhe çfarë efektesh pritet të sjellë ajo për qytetarin shqiptar?
Ndihem shumë mirë si Kryetare e Kuvendit që, në një frymë bipartizane kësaj radhe forcat politike kanë vlerësuar dhe kuptuar se ka gjëra shumë më të mëdha se forca politike që secili prej nesh përfaqëson, ka gjëra shumë më të mëdha se lëvizjet politike individuale apo partiake për të marrë një kredit të momentit, ka reforma të cilat janë afatgjata që krijojnë direkt impaktin e zhvillimeve politike dhe ekonomike të të ardhmes së vendit. Unë jam e vetëdijshme që reformat që ne kemi bërë janë të vlerësuara në të gjithë raportet ndërkombëtare dhe në të gjitha takimet që janë bërë edhe në Bruksel. Besoj se ne, si Shqipëri, po plotësojmë detyrimet që kemi në kontratën tonë me Bashkimin Europian dhe në kontratën që kemi për të marrë ftesën për anëtarësim në NATO. Për sa varet nga ne, besoj se të gjitha forcat politike po japin kontributin e tyre. Ajo që nuk varet nga ne, nuk varet nga ne dhe ka faktorë të tjerë politikë, gjeopolitikë, që do përcaktojnë cili do të jetë vendimi përfundimtar në Samitin e ardhshëm të Bukureshtit.

Megjithatë a duhet të ekzistojë një frikë, ashtu siç shprehet një pjesë e opozitës që këto reforma bëhen në funksion të kapjes së institucioneve?
E kundërta në fakt. Ka kaluar ajo kohë. Shqipëria nuk është në fazën e synimit të kapjes së institucioneve, përkundrazi, jemi në fazën kur ato kanë një pavarësi totale nga politika por ne nuk duam që ato të jenë të pavarur nga ligji. Dhe kjo e dyta është shumë e rëndësishme, sepse është kjo e dyta që ka krijuar probleme, që ka bërë shumë më të vështirë dhënien e drejtësisë, që ka krijuar një preokupim me të drejtë nga qytetarët dhe që e ka bërë një nga shtyllat kryesore të shtetit, që është ajo e gjyqësorit dhe drejtësisë, më të brishtën, më pak të besueshmen, më të prekshmen nga fenoment e korrupsionit apo nga fenomene të kësaj natyre ndaj dhe është shumë prioritare. E përsëris edhe një herë, nuk mjafton vetëm ligji që po kalojmë, për të sjellë një ndryshim të madh në kthimin e drejtësisë në sistemin e drejtësisë, është një udhëtim i gjatë, kërkon frymë bipartizane dhe unë uroj që kjo klimë dhe vetdije e frymës bipartizane të zgjasë. Ky është edhe një test për opozitën, për t

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›