E Enjte, 5 Nëntor 2026

Investime në qytetin e Shkodrës, kryeministri inspekton punimet në projektet e premtuara në fushatë

Kryeministri Edi Rama mungoi sot në Parlament, pasi zgjodhi që javën ta nisë nga kryeqendra e veriut, Shkodra.

Në bashkinë që socialistët e drejtojnë për herë të parë në 3 dekada, Rama ka parë nga afër punimet në disa prej projekteve të premtuara gjatë fushatës.

Investimet përfshijnë parkun e hyrjes së Shkodrës dhe molin e ri në liqen, që do të shërbejë për zhvillimin e turizmit.

Kryeministri ka inspektuar edhe punimet për rigjenerimin e fasadave të banesave në bulevardin kryesor të Shkodrës dhe punimet në rrugët e brendshme të qytetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›