Investimet Brukselit i raportohen shifra te rreme
TIRANE- Qeveria shqiptare dhe Banka e Shqiperise i kane servirur shifra te rreme Brukselit ne aspektin ekonomik. Kjo del ne raportin me te fundit te Bankes se Shqiperise per politiken monetare ku pranohen dy shifra.
Se pari ne fund te gjashtemujorit te pare te ketij viti sasia e investimeve te huaja direkte eshte 43.3 per qind me e ulet se ajo ne te njejten periudhe te nje viti me pare. Dhe se dyti se si tremujor i dyte fluksi hyres i kapitaleve nga jashte eshte 23.2 per qind me i ulet.
Por Komisioni Evropian duke iu referuar institucioneve shqiptare perfshire edhe Bankes qendrore ka deklaruar se investimet e huaja direkte ne Shqiperi ne fund te gjashtemujorit kane qene 21 per qind me te uleta.
Keshtu shkruan sot Gazeta Shqiptare.
Pas nje rritjeje te fuqishme gjate tre muajve te pare te vitit investimet e huaja direkte kane shenuar renie gjate muajve prill deri ne qershor duke e cuar totalin e tyre ne shkalle vjetore ne 21 per qind me pak - thuhej ne raportin e Drejtorise se Pergjithshme Ekonomike e Financiare prane KE lidhur me situaten ne vendet qe aspirojne te hyjne ne BE.
Ky rezultat pasqyron faktin qe ne prill te vitit te kaluar ishin shitur aksionet e kompanise shteterore te shperndarjes se energjise elektrike. KE-ja ve ne dukje se hyrjet e tjera financiare nga jashte kane shenuar renie te ndjeshme. Ne te njejten kohe borxhi i jashtem bruto ka vijuar te rritet duke arritur ne nivelin e 3.5 miliarde eurove nga 3.1 miliarde qe ishte ne te njejten periudhe te nje viti me pare vleresonin ekspertet e KE-se.
Raporti i KE mban daten 8 tetor nderkohe qe ai i Bankes se Shqiperise eshte perpiluar ne 3 nentor. Korrigjimi eshte bere nga 21 ne 43.3 renie nje ndryshim tejet i konsiderueshem.
e.n/GSH/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Investimet Brukselit i raportohen shifra te rreme