Investimet Meta takim me Dhomen Amerikane te Tregtise

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta zhvilloi këtë të enjte
një takim me Dhomën Amerikane të Tregtisë, ku mësohet se punësimi dhe
ekonomia kanë qenë në qendër të bisedave të zhvilluara.
"Ne ndajmë qëllime të përbashkëta për të një ardhme më të mirë për Shqipërinë, e cila duhet të bazohet në një situatë ekonomike më të mirë, në një klime biznesi më të mirë dhe me mundësi të reja për investirorët e huaj", tha Meta, pas takimit. Kreu i LSI-së shprehu bindjen se duke krijuar kushte për investitorët e huaj, vjen rritja ekonomike e vendit, rritja e punësimit dhe përmirësimi i imazhit të Shqipërisë. "Shpreh falenderimin për të gjitha idetë e Dhomës Amerikane të Tregtisë për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet dhe qeverinë e ardhshme, në mënyrë që kjo klimë biznesi të përmirësohet, në mënyrë që ligjet të zbatohen dhe që hapësirat për investime të huaja të shtohen me shpejtësi", tha Meta. Nga ana e tij ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu theksoi se investitorët amerikanë kanë mundësi të mëdha investimi në Shqipëri, pasi cilësia e forcës së punës është e lartë. "Biseduam sa i takon përmirësimit të klimës së biznesit dhe jemi të bindur që Meta dhe LSI ka një rol shumë të rëndësishëm në qeverinë e ardhshme", tha Arvizu. / Top Channel