Investimet e FSHF, drejt përfundimit punimet në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Federata e Futbollit po përfundon investimin e radhës në përmirësimin e infrastrukturës sportive.
Pas miratimit të vendimit në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” ka filluar vendosja e tapetit të ri për terrenin stërvitor, i cili është gati të përfundojë.
Ky investim ka për qëllim përmirësimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve futbollistike në këtë impiant.
Po ashtu, po punohet me ritme të larta për përfundimin e projekteve infrastrukturore në disa qytete të ndryshme të vendit, duke zbatuar planet e miratuara në mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv.
Këto investime të rëndësishme nga Federata e Futbollit kanë për qëllim rritjen e cilësisë së infrastrukturës sportive dhe mbështetjen e zhvillimit të futbollit në nivel kombëtar. /j.p/
1 nga 4