Investimet e reja në Shërbimin e Neurokirurgjisë në spitalin Traumës, Rama: Pajisje me teknologji të avancuar!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës.
Ai shkruan se në Spitalin e Traumës janë instaluar pajisje me teknologji të avancuar
Rama thekson se këto pajisje mundësojnë trajtimin e patologjive delikate me saktësi.
“Mirëmëngjes dhe me investimet e reja në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, ku janë instaluar pajisje me teknologji të avancuar që mundësojnë trajtimin e patologjive delikate me saktësi maksimale, duke ofruar gjithnjë e më shumë shërbim shëndetësor cilësor për të gjithë pacientët që drejtohen në këtë spital, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama. /vizionplus.tv