E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, 100 mijë civilë të vrarë që nga viti 2003

Forcat irakiane të sigurisë bëjnë të ditur se me viktimat e këtij muaji, numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë arrin në 100 mijë, që nga viti 2003 kur forcat amerikane ndërhynë në këtë shtet.

Sipas tyre, shtatori ishte muaji që shënoi numrin më të vogël të viktimave që prej vitit 2003, me 125 civilë të vrarë. Por, shpërthimet e 25 tetorit pranë Ministrisë së Drejtësisë shënuan edhe numrin më të madh të viktimave që prej vitit 2007.

Sipas të dhënave të paraqitura në faqen e internetit www.iraqbodycount.org, numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë në Irak që nga ndërhyrja për rrëzimin e regjimit të Sadam Hysenit, i afrohet shifrës 100 mijë.

Ndërkohë, në muajin tetor kanë humbur jetën vetëm dy ushtarë amerikanë. /start/zaman/

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›