Irak, 11 të vrarë në një seri sulmesh me bombë

Zyrtarët irakianë thonë se të paktën 11 vetë u vranë sot në një seri sulmesh me bombë në Bagdad dhe në Ramadi, tri javë pasi forcat irakiane morën zyrtarisht përgjegjësinë e sigurisë në qytete.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme irakiane tha se Abdul Karim Khalaf i tha Zërit të Amerikës se forcat irakiane mund t'i kryejnë detyrat e tyre të sigurisë pa ndihmën e forcave luftarake amerikane, që u tërhoqën nga qytetet më 30 qershor. Por ai tha se Iraku nuk ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme për stërvitjen e trupave dhe mjete logjistike.
Në disa incidente sot me dhunë, policia tha se 5 sulme me bombë vranë të paktën 8 persona dhe plagosën mbi 60 të tjerë në Bagdad. Tre prej këtyre shpërthimeve ndodhën në lagjen shiite Sadr City të Bagdadit.
Në një tjetër incident, në Ramadi, kryeqyteti provincial i Anbarit, u vranë tre persona në një sulm të dyfishtë. Pjesë të Anbarit konsideroheshin si vendstrehime të militantëve, por udhëheqësit fisnorë dhe ish kryengritësit, janë bërë tani kundërshtarë të tyre.