Irak 6 viktima nga nje seri sulmesh

Të paktën 6 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën nga një seri sulmesh me autobombë në Bagdad dhe rrethinat e tij.
Lajmin e bëri të ditur Ministria e Brendshme e Irakut.
Atentati më i përgjakshëm goditi një patrullë policie në Alam, një lagje në jug të Bagdadit.
Atentatet e tjera ndodhën në Kazamiya, në Karrada dhe në Taji.