E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, Ankaraja bombardon bazat e PKK-së

Aviacioni turk ka bombarduar bazat e PKK-së në veri të Irakut, duke iu kundërpërgjigjur kështu sulmit të rebelëve kurdë që u mori jetën 8 ushtarëve turq.

Bëhet fjalë për sulmin e dytë ajror që kryhet brenda pak ditësh, pas intensifikimit të sulmeve të guerrilasve të PKK-së.

Situata në fjalë ka ardhur pas shkrirjes së dëborës në malet e Irakut verior dhe si pasojë e sjelljes së liderit të PKK, Ocalan, që nuk ka ndërmend të vijojë dialogun me Ankaranë për arritjen e paqes.

Ndërkohë që në një sulm tjetër tokësor, trupat ushtarake turke kanë vrarë 12 militantë pas vrasjes së tetë kolegëve të tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›