E Diel, 1 Nëntor 2026

Irak-Turqi marreveshje per transitin e naftes

Ministri irakian i Naftes Husein al Shahristani nenshkroi pas negociatave te gjata marreveshjen qe kishte skaduar ne mars se bashku me Ministrin e Energjise se Turqise Taner Jaldiz.

Ministri irakian tha se Turqia ka garantuar se nuk do te lejoje qe nafta te konfiskohet nga nje pale e trete dhe se cmimi qe Bagdadi duhet te paguaj eshte rritur nga 75 cent ne 1 dollar per fuci.

Sasia e naftes se Irakut qe do kaloje permes tubit se shpejti do te dyfishohet duke arritur ne nje milion fuci ne dite shtoi Husein al Shahristani.

2010-09-20 1127

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›