Irak arrestohet Emiri i Al Jaziras

Një prej krerëve ushtarak të Al Kaedës në Irak, i njohur si Emiri i Al Jaziras, është arrestuar pranë Mosulit në veri të vendit, së bashku me tre tërroristë të tjerë.
Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e pavarur irakiane Al Sumaria, duke iu referuar burimeve të sigurisë irakiane.
Ndalimi i tij është bërë pas atentateve të së martës në Tikrit që shkaktuan 6 të vdekur, mes së cilëve anëtarë të këshillit komunal dhe një gazetare të Reuters e Al Arabiya.