E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak banoret zgjohen nga shperthimet

Një seri shpërthimesh të fuqishme kanë tronditur disa qytete irakene mëngjesin e së enjtes, duke vrarë të paktën 15 persona dhe duke plagosur disa të tjerë.

Policia lokale njofton se shpërthimet janë regjistruar në kryeqytetin Bagdad, si dhe në Bakuba, Kirkuk dhe Samarra.

Raportohet se forcat e sigurisë kanë qenë shënjestra e atentateve. Iraku ka parë një rënie të ndjeshme të dhunës në vitet e fundit, por vendi ende vuan nga sulmet me bomba që janë në rend të ditës.

Vetëm në Bagdad janë regjistruar pesë shpërthime në lagje të ndryshme me shumicë shiite, ku si pasojë shtatë persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur.

Policia lokale thotë se dy makina-bombë shpërthyen në Kirkuk, në veri të kryeqytetit, ndërsa një atentator vetëvrasës vrau një polic në Bakuba.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›