E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak blloku i Malikit mban kryeministrin

Aleanca Kombetare e kryeministrit ne ikje Nouri al Maliki do te mbaje drejtimin e qeverise se re irakiane ndersa kurdet do te kene parlamentin e vendit.

Keto jane te dhenat e para qe arrijne ne Bagdad ku naten partite kryesore politike kane gjetur marreveshjen per ndarjen e pushteteve kryesore.

Lajmin e ka bere te ditur presidenti i Kurdistanit irakian Masoud Barzani nen drejtimin e te cilit jane kryer bisedimet qe me ne fund kane cuar ne nje rezultat pas 8 muajsh nga zgjedhjet legjislative.

Barzani ka shpjeguar se qeveria e re do te jete nje alenace kombetare dhe ka shtuar se ish kryeministri Iyad Allawi i bllokut sunit Iraqiya do te drejtoje Keshillin per Politikat Strategjike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›