Irak protestuesit bllojne uren

Sipas asaj që raporton “Associated Press”, duke marrë nismë nga përmbysja e regjimeve autoritare në Egjipt dhe Tunizi, irakenët kanë filluar të protestojnë në mbarë vendin, duke kërkuar dorëheqjen e autoriteteve lokale në disa zona dhe kushte më të mira jetese.
Këtë javë, pesë persona u vranë pasi protestat në dy qytete të Irakut degjeneruan në shfaqje dhune.
Aktualisht, një mijë protestues kanë bllokuar rrugën më të rëndësishme hyrëse të Basrës, qyteti i dytë më i madh i vendit pas Bagdadit, duke kërkuar shërbime më të mira nga qeveria, më shumë vende pune dhe rritjen e pensioneve.
Protestuesit lëshuan sllogane në të cilin thuhej se ndonëse protesta e sotme ishte paqësore, në të ardhmen mund të mos ndodhte e njëjta gjë.
Demonstrata të fuqishme kanë shpërthyer edhe në zonën ku jeton popullsia kurde, e cila akuzon partitë në pushtet se kanë reduktuar në maksimum investimet në zonat e populluar prej tyre.
Pretendimet kanë shtyrë presidentin Massoud Barzani që të nisë hetimet rreth çëshjtes.