E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak rikthehen shperthimet kamikaze

Një kamikaz shpërtheu veten në një kafe të ndodhur në Irakun qëndror, duke vrarë të paktën tetë persona e plagosur 25 të tjerë.

Kjo është ngjarja më e rëndë që prej shpërthimeve në ditën e Fiter-Bajramit, të cilat i shkaktuan vdekjen mbi 70 personave dhe plagosën mbi 200 të tjerë. Shpërthimi u regjistrua në qytetin e vogël të Baladit, i ndodhur në veri të kryeqytetit Bagdad. Një vend me tensione të larta ndërfetare, si rrjedhojë e ndarjes së popullsisë në 60% sunitë e 35% shiitë dhe me një prezencë të madhe të kurdëve brenda vendit, Iraku po rrezikon të rrëshqasë gjithmonë e më shumë drejt luftës civile. Vendi i pasur me naftë i Lindjes së Mesme konsiderohet si vendi ku Al-Kaeda dhe degët e saj terroriste kanë aktivitetin më të madh të veprimeve në krahasim me kudo tjetër në rajon apo më gjerë. Më shumë se 4 mijë irakenë kanë vdekur në sulmet terroriste të ndodhura gjatë këtij viti. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›