E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak seri shperthimesh ne disa qytete

Një seri shpërthimesh në disa qytete kryesore irakene i morën jetën 11 personave dhe plagosën mbi 40 të tjerë, raportuan të hënën agjensitë ndërkombëtare.

Kryeqyteti Bagdad, kryeqendra e veriut, Kirkut dhe dy qytetet e Musajibut dhe Hilës u vunë në qendër të atenteteve, të kryera nëpërmjet shpërthimit të makinave të mbushura me eksploziv.

Dhuna ka pësuar një rënie graduale në Irak që prej kulmit të vitit 2006-07, por pasiguria vazhdon të jetë e lartë në vend dhe sulmet me bombë të vazhdueshme.

Episodet e dhunës kanë vënë në shënjestër në veçanti popullsinë shiite dhe autorësia e tyre është marrë përsipër nga Al Kaeda dhe fraksione të ndryshme sunite.

Pas tërheqjes së trupave të NATO-s një vit më parë, në vendin me 31 milionë banorë, 65% e të cilëve janë shiitë, 35% sunitë dhe me një pakicë të madhe kurde, janë rikthyer fuqishëm tensionet ndërfetare dhe ndëretnike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›