E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak sulm kamikaz ne ministri 6 viktima

Një kamikaz në bordin e një makine me eksplozivë ka vrarë të paktën 6 persona dhe ka plagosur 30 të tjerë pasi u hodh në erë jashtë Ministrisë së Brendshme të Irakut, në Bagdad.

Ky sulm vjen vetëm pas katër ditësh nga një seri atentatesh që të enjten vranë 72 persona në kryeqytetin irakian.

Terroristi vetëvrasës ka drejtuar makinën e tij të mbushur me eksplozivë në brendësi të barrierave të sigurisë para se të shpërthente.

Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme e Irakut, kamikazi ka përfituar nga hapja e derës kryesore në mënyrë që të hynin disa punëtorë.

Nga gjashtë personat që kanë humbur jetën, katër janë policë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›