Irak sulme me bombe 15 te vdekur

Sulmet e fundit me bomba kanë vrarë të paktën 15 persona, kryesisht në provincat shiite të Irakut, bëjnë të ditur burime nga policia dhe mjekët.
Shpërthimi më i madh ndodhi pranë selisë së një partie politike në jug-lindje të qytetit të Basra-s, duke lënë të vdekur 8 persona. Sulmet me bomba ndoqën sulmet në orët e para të ditës, në veri të Irakut, që lanë të paktën 6 persona të vdekur. Mes viktimave ishin edhe 2 policë, të qëlluar për vdekje në qytetin e Mosul-it, në një provincë kryesisht sunite, atë të Nineveh. Dhjetra njerëz janë plagosur gjithashtu në sulmet e fundit të së dielës. Burime policore thanë për agjencinë e lajmeve Associated Press, se shpërthimet ndodhën vetëm pak para iftarit të pasdites, i cili i jep fund agjërimit ditor gjatë muajit të Ramazanit. Sulmet përfshijnë objektiva në Karbala, Nasiriya dhe 6 në Musayyib. Të shtunën, të paktën 21 vetë ndërruan jetë nga sulmet me bomba, në dy xhami sunitësh në kryeqytetin Bagdad. Ato shpërthime shënjestruan besimtarët, të cilët ishin mbledhur për t’u lutur për thyerjen e agjërimit gjatë muajit të Ramazanit. / Top Channel